>
LETERSISHQIP

Arkitekti I Vërtetë

As unë, as ti, askush nga ne
S’e dimë kurrë, s’e dimë pse
Pse ecim rrugës plot lëmshime
Plot terratisje, honëzime

...Ndaj vrasim mendjen pa pushim
Të gjejmë pikëzën nga vijmë
Ku ditët nisen, qeshjet, ngrysjet
Ku nxin mëngjesi, ndrijnë abyset

Si fantastikë, fantastike
Vrapojmë drejt asaj pike
Ku nuk arrihet, ndaj të brengosur
Vazhdojmë rrugës së pasosur

Dhe si gjenialë, si gjeniale
Kërkojmë zgjidhjen ideale
Të piketojmë orën, kuotën
Kur ylli ynë do ndrisë botën

Askush nga ne, as unë, ti
Nga vjen ku shkon, jo, nuk e di
Ku rruga, vallë, e vërtit
Pa fill ariane në labirint

Se tjetër kush planimetrinë,
simetrinë, asimetrinë
Një tjetërkush që hyjnon
Ka projektuar fatin tonë.

Më shumë nga Edisnajda Xhihani