>
BIOSHQIP
Biografia
Një tjetër artiste e re do të vijë në tregun muzikor shqiptër me një zë të ëmbël, madje ajo e ka gati këngën e saj të parë që do ta prezantojë në xhirimet e Vitit të Ri në shumë produksione.

Fjala është për këngëtaren simpatike Edita Gashi, ku në fakt kështu do të prezantohet me këtë emër në muzikë, por emri i saj i vërtetë është Ditare.

Ajo ka nisur të bashkëpunojë më producentin Andin Randobrava dhe shumë shpejt do të sjellë edhe klipin e këngës me titull ‘Nuk dua’, pasi të prezantohet në xhirimet e fundvitit.

Këngëtarja nga Peja i pëlqen shumë bashkëpunimet ku pse jo në të ardhmen mund të ketë ndonjë duet me artistë të ndryshëm, sidomos do të donte me të madhin Sabri Fejzullahu.

Artistja e re ka një përkrahje shumë të madhe nga familja, ndërsa i pëlqen të këndojë edhe nëpër dasma, por e nis muzikën për të plotësuar një ëndërr të saj të cilën e ka shumë pasion, pavarësisht se ka vite që merren me një tjetër profesion atë të një parukiereje të zonjë.

Miqtë e saj dhe disa nga ata që e kanë dëgjuar dhe e njohin talentin dhe zërin e saj mezi po presin ta dëgjojnë Editën të këndojë ku dhe ne shpresojmë të ketë shumë suksese.

Më datë 13 Maj 2017, Mentor Gashi & Edita Gashi publikojnë videoklipin "Un Te Dua Ti Me Don".

Më datë 29 Qershor 2017, Edita Gashi & Zyber Avdiu publikojnë videoklipin "Folni Folni". Muzika e këngës u punua nga Rrahman Kryeziu. Videoklipi u prodhua nga Maf Production.

Më datë 30 Qershor 2017, Edita Gashi & Shemi Iliret publikojnë videoklipin "Pervjetori".

Më datë 17 Maj 2018, Edita Gashi publikon videoklipin "Të Dua", në bashkëpunim me Zyber Avdiu.

Më datë 8 Korrik 2019, Shemi (Ilirët) publikon videoklipin "Dashnija", në bashkëpunim me Edita Gashin.