>
BIOSHQIP

Edita Sopjani: Planet Për Rikthim Të Fuqishëm Në Skenën Muzikore

27-02-2013
Ka me se dy vjet qe kengetarja e njohur, Edita Sopjani, i ka munguar skenes muzikore. Mungesen ne skene ajo e arsyeton me perkushtimin ndaj studimeve, nderkaq tani do te beje rikthimin e saj duke sjell tri kenge te reja bashke me videoklipe.

Edita tash e tutje ka vendosur te jete me e perkushtuar ndaj kenges duke u munduar qe ne asnje moment te mos ndahet nga adhuruesit e saj.

Pas ketyre projekteve qe do te plasoj tani, ajo do te vazhdoj punen edhe per disa projekte te tjera te cilat do t’i sjelle ne treg kohe pas kohe. Nderkaq sa i perket jetes private, Edita pohon se ende nuk e ka gjetur princin e saj. Ne kete interviste dhene “Zerit” ajo do te shpalos me shume per punen dhe jeten e saj jashte kenges.

Cfare ka pergatitur Edita per adhuruesit tani ne kete sezon?
- Pas nje pauze bukur te gjate ne skenen muzikore, u kam shume borxh adhuruesve te mi. Ne fakt shume shpejt do te shenoj rikthimin tim me disa kenge te reja qe besoj se do te mirepriten ne publik. Pra ju beje te ditur se shume shpejte adhuruesit e mi do ta kene mundesine t’i shohin projektet e mia muzikore.

Ke ndonje projekt konkret ne duar qe do t’i servosh publikut?
- Tani kam gati tri kenge te reja te cilat do te plasohen kohe pas kohe ne treg te shoqeruara bashke me videoklipe.

Mendoni se rikthimi juaj ne skene do te jete me i fuqishem se me pare?
- Besoj se po per shkak se kam realizuar disa kenge te reja te cilat do te sjellin nje Edite me ndryshe. Kam punuar me disa krijues te mirefillte te artit me te cilet jam ndare shume e kenaqur. Besoj se rikthimi im do te jete shume me i fuqishem se me pare.

Ke punuar gjate ne keto projekte?
- Kam punuar bukur gjate ne keto projekte qe besoj se do t’ia vleje i tere mundi im dhe bashkepunetoreve te mi. Ne fakt tani do te nise videoklipin e nje balade me ndonje produksion vendor mirepo ende nuk e kam vendosur se me cilin produksion do te punoj. Ka shume produksione te mira qe ia vlen te punojme. Jam me fat qe kam prane persona qe dine te cmojne punen time dhe fale bashkepunimit te ndersjellet ia arrijme te realizojme produkte kualitative.

Si kalon nje dite e zakonshme e juaja?
- Diten e kaloj rendom si cdo vajze tjeter, duke punuar, duke dale me shoqeri etj.. Kohe te lire kam shume pak, por gjithnje mundohem ta kaloj me familjen dhe miqte e mi qe me rrethojne. Nderkaq vazhdoj punen edhe si redaktore e muzikes ne “MTV Kosova”.

Ka gjetur Edita princin e endrrave te saj?
- Hmm. Jo ende nuk e kam gjetur princin e jetes sime. Por besoj se ende ka kohe per te gjetur, ne fakt une tani jam e dhene pas karrieres dhe mendoj se per dashuri eshte akoma heret. Cdo gje vjen me kohe.

Cfare te josh me shume tek nje djale?
- Tiparet qe me pelqejne me shume tek nje djale jane sinqeriteti, besimi dhe respekti qe ka ndaj meje, gjithcka tjeter vjen pas ketyre tri gjerave!

Ndonje mesazh per fund?
- Jetoni jeten tuaj ashtu sic ju deshironi, por asnjehere duke mos e krahasuar ate me te tjereve.
(Zeri)

Edita Sopjani: Planet Për Rikthim Të Fuqishëm Në Skenën Muzikore