>
BIOSHQIP

Edita Sopjani, Rikthimi Me Këngën “Ora E Ndarjes”

07-04-2013
Këngëtarja shqiptare, Edita Sopjani, është rikthyer në skenën muzikore shqiptare me këngën e re të titulluar “Ora e ndarjes”.

Kënga është një produksion i Darko Dimitrov dhe për tekst mban firmën e Big Bastës. Ky material i ri muzikor është lançuar ekskluzivisht vetëm dy ditë më parë dhe menjëherë ka ngjallur vëmendjen e publikut. Fotot që shihni u përkasin momenteve të punës në studio mes këngëtares Edita Sopjani dhe Darko Dimitrov.

Ka kohë që Edita nuk ka realizuar ndonjë këngë, teksa e ka shfrytëzuar këtë kohë për të bërë një pushim dhe për të rikthyer inspirimin e saj.
(Bluetooth)

Edita Sopjani, Rikthimi Me Këngën “Ora E Ndarjes”