>
BIOSHQIP

Edita Sopjanit Po I Pëlqen Puna Në Televizion

19-10-2013
U lidh me këngën që në vegjëli. Por, përveç këngës Edita Sopjani ka edhe një pasion të dytë me të cilin po merret tash e sa kohë. Puna në televizion ka treguar se po e bën të ndjehet mirë.



“Po pushoj edhe këtë vit për sa i përket vazhdimit të studimeve. Vitin e kaluar kam diplomuar në Komunikim Masiv. Kështu që tash jam duke menduar se në çfarë drejtimi t’i vazhdoj studimet master vitin e ardhshëm. Me qenë se ne kemi dy televizione private, dhe këto lidhen me profesionin tim për të cilin kam studiuar, atëherë edhe angazhimi im aktual më gjen aty. Nuk kam pas synime të dal diku tjetër. Jam e angazhuar aty”, ka treguar këngëtarja për Tribuna.


Edita Sopjanit Po I Pëlqen Puna Në Televizion