>
BIOSHQIP

Edita Sopjani: “Së Shpejti Me Projekte Të Reja...”

22-01-2014
Edita Sopjani, këngëtarja e bukur nga Kosova vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Edita ka kohë pa lansuar në treg ndonjë këngë të re, kënga e fundit që lansoi ajo ishte "Ora e Ndarjes" e cila u mirëprit jashtzakonisht mirë nga fansat, por Edita thotë se është në pregaditje të një projekti të ri muzikor për të cilin nuk dëshiron të zbulojë më shumë detaje. Për më tepër, ndjekim intervistën...

TeksteShqip: Edita, na trego pak se kur ka filluar karriera jte si këngëtare?

Edita: Unë qysh në moshën 8 vjeçare kam kenduar këngën time të parë me titull "Erdhi pranvera" ku u prezantove në festivalin "Xixëllonjat kndojnë" ku edhe isha pjesë e këtij grupi për fëmijë.

TeksteShqip: Kur ka lindur dashuria juaj e madhe për artin?

Edita: Ka qenë një dëshirë e imja qysh e vogël dhe qysh atëherë kur këndoja para pasqyrës ose para të afërmëve të mi besoj që veç ka qenë diçka e lindur, kështu që ajo u plotësua duke realizuar këngë dhe klipe me rradhë!



TeksteShqip: Si e vlerësoni tregun tonë muzikor, mendoni se shumë artist në Kosovë nuk janë të denjë ta kenë emrin "këngëtar"?

Edita: Për mendimin tim në kohën e sotit ka aq shumë këngëtarë sa që nuk di çfarë të flas ndoshta brenda një kohe të shkurtër do të ketë ende më shumë, mirëpo publiku është ai i cili i vlerëson dhe i përkrah këngëtarët dhe shumë besoj që veç kanë filluar ti klasifikojnë në të vërtetë këngëtarët që ja vlejnë të jenë në skenë dhe ata të cilët nuk janë të denjë ndoshta për këtë fushë!

TeksteShqip: Kënga juaj e fundit quhet "Ora e Ndarjes". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti dhe për suksesin që shënoi kjo këngë?

Edita: Po, projekti im i fundit është "Ora e Ndarjes, një këngë artistike me gogja përkushtim në këndim, kam arritur ta kompletoj bukur duke ja bashkangjitur edhe klipin punuar nga Frames Producion, kënga është punuar nga Darko Dimitrow, ndërsa tekstin Big Basta dhe jam e kënaqur me realizim në përgjithësi sepse këtë e kanë treguar edhe njerëz të shumë që e kanë degjuar këngën dhe kam marr komente shumë të mira dhe pozitive.



TeksteShqip: Ju jeni pjese edhe e produksionit Frames. Mund të na tregoni më shumë rreth kësaj..?

Edita: Jo, unë realisht nuk jam pjesë e saj, mirëpo është produksion i familjes ku më tepër merret babai dhe vëllau. Është një produksion i ri, që punon dhe arrin qëllimet e veta duke realizuar reklama të shumta, klipe për fëmijë e shumë e shumë projekte të tjera!

TeksteShqip: Ju jetoni në Kosovë, me çfarë merreni tjetër përveq muzikës?

Edita: Po, unë jetoj në Kosovë, më saktësisht në Harilaq km. Fushë Kosovës, jetoj me prindërit, vëllaun dhe 3 motrat që i dua shumë. Unë tani kam përfunduar edhe fakultetin, jam e diplomuar në Komunikim Masiv - Gazetari dhe më tepër po mirrem me punët në Televizionin MTV Kosova dhe Turbo Channel të cilët janë po ashtu biznes familjar dhe jam e kyçur më shumë këtu pos angazhimeve të muzikës!

TeksteShqip: Cilat janë projektet e tua të ardhshme. Do të realizoni ndonjë këngë të re me klip?

Edita: Sigurisht se jam duke punuar këngë, projekte të reja të cilat nuk dua ti zbuloj ende, pasi që ka ende kohë deri sa të shfaqen te publiku, po patjeter që do të ju lajmëroj për gjitha të rejat!



TeksteShqip: Por për realizim e ndonjë albumi keni menduar?

Edita: Unë deri tani kam 3 albume të realizuara dhe të ju them të drjtën, tani për tani nuk kam menduar të bëj album, ndoshta shumë më mirë një këngë me klip se sa një album pasi që nuk ka edhe aq prurje sa ka pas dikur!

TeksteShqip: Një kohë e gjat pa u paraqitur në ndonjë festival? Kur do ta kemi mundësinë ta shohim sërsih Editën nëpër festivalet tona?

Edita: Hmm.. e vërtetë, nuk jam paraqitur një kohë të gjatë në festivale, por nuk do të thotë që nuk i pëlqej ose diçka e tillë, po thjeshtë nuk kam dashur të jem pjesë e tyre për një kohë pasi që ka shumë pa rregullsi dhe kjo nuk më pëlqen, dhe vetja ime nuk më lejon te jem pjesë e tyre.



TeksteShqip: Edita, ne të falenderojmë që gjete kohë për intervistën. Për fund dëshiron të shtosh diçka. Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut?

Edita: Falemnderit shumë për intervistën ishe kënaqësi të ndaj momente me ju dhe fansant e mi, unë gjithë personave që e lexojnë këtë intervistë dhe posaqërisht atyre të cilët e dëgjojnë dhe pëlqejnë muzikën time ju them jetojeni jetën tuaj duke shijuar çdo sekond, minutë, orë dhe mos e krahasoni atë asnjëherë me jetën e dikujt tjetër!
(Teksteshqip.Com)

Edita Sopjani: “Së Shpejti Me Projekte Të Reja...”