TEKSTESHQIP

Edmond Islami
Ti Zogza Ime
Lyrics

Erë behari në flokun tënd të zi,
Aromë lulesh gusha jote, plot freski
Ti ma vodhe gjumin, ëndrrën e parë
Ti më fute në lojë, ti më fute në zjarr.

Asgjë s`më kujtohet pos një pranvere,
Luleshqerrat dhe floku yt i zi
Ti shaminë ma fale për kujtim
Prej atëherë ti mbete i vetmi gëzim.

Eja, eja shpejto, ti zogëza ima, eja më gëzo
Asgjë tash mos thuaj, kah unë vrapo, më përqafo
Jo nuk të ndërroj, me asgjë s`të ndërroj, të dashuroj
Nuk largohem dot, kurrë nuk shkoj, të adhuroj.

DËRGOI: