>
LETERSISHQIP

E Di

Me dorën në zemër, të thashë lamtumirë,
Uroj që larg meje, ti të jesh më mirë,
E di që do tretem, mes lotëve të mi,
E di, që do mbetem dhe gjysëm njeri.

Të jesh i lumtur, me shpirtë të uroj,
S'ka rëndësi në për veten s' mendoj,
Thjeshtë aty ku të vesh, të të duan sa unë,
Sepse nuk do duroja, një dhimbje më shumë.

Dhe ndonjëherë të më thuash si je,
S'ka rëndësi ora, sepse unë nuk fle,
Dhe ndonjëherë, të më mendosh,
Si një qiell të ri, nga yjet bosh