>
LETERSISHQIP

Bëhu Njeri

Ti e di,nuk je si unë,
Unë e di që s"jam si ti,
Unë luftoj për jetën time,
Ti kujton se je Peŕëndi.

Nuk I dihet ndonjëherë,
Ndoshta vjen në vendin tim,
Prandaj gjoksit mos I bjer,
Mos kujto se jam viktimë.

Jam njeri mbi të gjitha,
Me dëshira, ëndrra,vese,
Kush ta jep ty të drejtën,
Të më flakësh, si një qese?

Edhe rrugës kur kaloj,
Mos më shih plotë mëshirë,
Mos ngul sytë si ujkonjë,
Se nuk je ti më I mirë.

Pak respekt më shumë dua,
Pak respekt nuk prish punë,
Sepse ti as I ke menduar,
Ato që kaloj unë.

Sepse me fatin se vë njeri,
Unë kam pak e më shumë ti,
Por në të drejta jemi njëlloj,
Kaq kisha,tani po shkoj,

BËHU NJERI DHE JO UJKONJË.