>
LETERSISHQIP

Të Thirra Baba

Të thirra baba, të thirra fortë,
Kur jeta ashpër po më ndëshkonte,
Kërkoja një sup të qëndroja,
Një sup që kurrë s'do më gjykonte.

Të thirra baba, të thirra fortë,
Sa herë që zemra më lëngonte,
Kërkoja një dorë, një dorë të ngrohtë
Nga dhimbja larg të më çonte.

Të thirra baba, të thirra fortë,
Kur gëzimi si vello më mbuloi,
Kur ëndrrat I pashë me ngjyra,
Kur për pak trishtimi, më harroi.

Të thirra baba, por s" më dëgjove,
Derisa zëri, si zjarri mu fik,
Të thirra baba por nuk ndalove
Sepse me Zotin je bërë mik!