A S'më Thua?
Çfarë është dashuria,
Për ty,a nuk më thua,
A dhëmbe ndonjëherë,
A qave ti për mua?
A netëve nuk flije,
Dhe ecje vetëm në shi,
A hëna e sharruar,
Të bënte shoqëri?
Detit a ju lute,
Pas të më sjelli,
Dhe në zemrën time,
Tjetër lule mos mbjelli?
A fjete ndonjëherë,
Me zemrën bosh,
Ëndrrat a ti hodhën,
Si plehra në një kosh?
I the dikujt të dua,
Pa pritur shpërblim,
A shpirti tu thërmua,
Siç ndodhi me shpirtin tim?
- Poezi nga Edna Kapurani
- U dërgua nga EdnaKapurani -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Edna Kapurani
Komente 0