Shpirt Xheloz!
Çdo ditë dhe çdo natë të ëndërroj...
me diellin,me hënën të krahasoj...
për ty me yjet flas shumë gjatë...
uroj që dita të kthehet në natē!!
Dhe malet I pyes në të kanë parë...
me buzën në gaz a duke qarë..
dhe erës I lutem çdo ditë në vesh..
të vi të përgjojë çfarë ha dhe çfarë vesh!!!
Dhe gjumin e pyes në vjen tek ty...
rri aty pak,a flini të dy...
është ky shpirti im pakëz xheloz..
prandaj të lutem me tē mos Loz!!!
- Poezi nga Edna Kapurani
- U dërgua nga EdnaKapurani -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Edna Kapurani
Komente 0