Edna Kapurani Poezi
Edna Kapurani

Eja Më Merr

Thyeji dyertë e dëshpërimit...
në krahët e tu eja më merr...
sill rrezen e parë të agimit...
dhe ndriçoje gjithë këtë terr!!!

Mos më ler në harresē...
kjo heshtje e gjatë më kryqëzon...
Po të pyes me dënesë...
dreqi e marrtë,ti si duron?

Ky shpirt kallkan,I mjegulluar...
u tret ngadalë në lojë fjalësh...
Po të pyes e dëshpëruar...
mbanë pa mua,si do tja dalësh?

Ky fat I zi si na mbuloi...
si vetëtimë pse na goditi...
dhe në lumin e vetmisë...
gjithë ëndrrat na I mbyti.

- Poezi nga Edna Kapurani


- U dërgua nga EdnaKapurani -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0