Buzëholla
O sa bukur kërcen çika...
me ato buzët e holla...
me fustanin pika,pika...
faqekuqe porsi molla!!!
I shkel syrin tek e tuk...
dhe e ftoj në vallëzim...
belin si lule e këput.
e bën për inatin tim!!!
I hedh sytë vërdallë,vërdallë..
na shikon një nga një...
pastaj shkon e rri përballë...
sikur nuk ka ndodhut gjē!!!
I vë këmbët një mbi një...
dhe fustanin ngre mbi gju...
seç lodron era me të...
o Zot,ç' bēhet kështu...!!!!
Herë skuqem,herē zverdhem...
veten dot më se mbledh...
si t'ja bëj I shkreti unë...
që në dorë sot ta hedh??
I mbyll sytë e ëndërroj...
Tek e puth,e prek në gushë...
diçka papritur më zgjoi...
ptu,një ketër në gëmushë
- Poezi nga Edna Kapurani
- U dërgua nga EdnaKapurani -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Edna Kapurani
Komente 0