Kur Vdes Dashuria
Tani nuk I gjejmë dot fjalët..
as në sy më nuk shikohemi...
dhe kur ëndrrat na afrohen..
si të trembur ne largohemi!!!
Vallë ku shkoi ajo ndjenjë,
aq e fortë porsi një shkëmb?
Tani mbeti veç një plagë..
që s'po mbyllet,më shumë dhemb!!!
Mos është gënjeshtër dashuria...
ndonjë përrallë,a iluzion...
që kur ndesh në rrugë dy zemra..
me thërrime I mashtron???
Dikur ishim të pandarë...
tani vajtojmë një dashuri...
askush nuk na kishte faj..
vrasësit ishim,Unë dhe Ti!
- Poezi nga Edna Kapurani
- U dërgua nga EdnaKapurani -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Edna Kapurani
Komente 0