Edna Kapurani Poezi
Edna Kapurani

Letër Atij

I dashuri im,nuk mundem më gjatë...
të rri e heshtur,në mendime..
sepse si varr më duket çdo natë..
kur nuk vjen as në ëndrrën time!!

E di që një tjetër tashmë mendon...
dhe ëndrra me të thurr për çdo ditë...
por si mundem unë të të harroj..
kur imazhi yt s'më ndahet nga sytë?!!!

Durimi mu sos e ankthi më mbyti..
humnerat e shpirtit më shumë u thelluan...
me forcë më tërheqin prej fyti..
sepse me ikjen tënde ato u zgjuan!!!

Ka kohë që buzëqeshja më është larguar...
jeta mu kthye në një udhëkryq...
ashtu si dhe Krishti jam e dënuar
mbi supe të ngre më të madhin kryq!!!

Lamtumirë I dashur,më duhet të shkoj...
aty ku ëndrrat nuk kanë asnjë vlerë..
kur pluhuri I vdekjes të më mbulojë...
thuaj dhe ti " Na ishte njëherë"'!

- Poezi nga Edna Kapurani


- U dërgua nga EdnaKapurani -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0