>
LETERSISHQIP

E Bukura Gjeraqinë

Me ngjyrat e ylberit..
Do ta vesh shtatin..
Te më kesh zili..
E ta hedhësh hapin!!

Të vish ti e para..
Të më shkelësh synë..
Moj belkëputur..
E bukura gjeraqinë!!

Mos u skuq në faqe..
Mos u turpëro..
Edhe pse e fsheh..
E di që më do!!

Sille zemrën tënde..
E ti bëjmë dy..
Dy zemra në botë..
S'ka patur njeri!!

Sille shpirtin tënd..
Një mbi një ti vë..
Zili të kenë bota..
Që nuk kanë asnjë!!

Mos kurse ti fjalën..
As buzën në gaz..
Në Zot jam betuar..
Tě marr,o pëlcas!