>
LETERSISHQIP

Alla Gjirokastriçe

E ç'të modhois më parë..
për një djalë zabërhan..
është I zoti binadali..
qeni shkopin nuk ja han!!!

Ka dhe një maqinë të verdhë...
me di porta në çdo anë...
I limaksur I sheh çupat..
kur I shfaqen me fustan!!!

Ngado vete, ngado shkon..
gjigand, thërrasin të tërë..
thjam I mban ato këpucët..
sikur I zhyt nëpër rërë!!

Si pëlqen kaballallëku..
as të bëhet qepaze...
pale bilat pilivriçka..
që si do as në atdhe!!

Me sebep e thotë një dhaf..
nuk thotë gjepura derëbardhi...
e ka pafidhen në vend..
flet vetëm kur e zë halli!!

E ç'të modhois më parë..
daç besoni, në daç jo..
unë e njoh qëkur ka lerë..
ndaj I them gjithë këto.!!

Është kolaq denbabaden.
nuk ka djalë më të mbarë
vetëm kemi një problem..
s'do të futet kollovar!!!

çupat- vajzat...modhois-tregoj...zabërhan-bredharak
di-dy...limaksur- babëzitur...maqinë-makinë
thjam-i ndotur...kaballallëk-shumicë njerzish...
qepaze-pa cipë..., ..dhaf-fjalë...gjepora-budallëqe...
pafidhen-mendjen...derëbardhi- me fat...bilat- vajzat