>
LETERSISHQIP

Alla Gjirokastriçe Nr 2

Thaç t'ju modhois prapë..
për një bilë nga vëndi im..
është nurja kaq e gjatë..
ka gëdhtitur okdhainë!!

Syn e ka si man I zi.
buza I flakërin...
atje lartë në Palorto..
e ka bandidhja shtëpinë!!

Ka dhe një vëdha të vogël..
që se lë kurrë rehat...
e mbush magjen në avdhi..
dhe noton porsi patë!!

Në kokë thurr di gërsheta..
një si Hëna, një si Djedhi..
bukurinë që ka të shkruar...
edhe qiedhi do t'ja vjedhi!!

Tyryfiçkë nuk është fare...
as shejtan-budadha..
e vë dorën unë në zjarr..
që si kjo askund nuk ka!!!

E duan shumë kadhogrenë..
por ajo nuk do asnjë..
është bilë me namuz..
gojë ka por nuk ka zë!!

Është e bukur si një idh...
eflatune, s'ka të sharë..
them ti gjejmë ndonjë djalë..
jo të sertë, të jetë manar!!

Të jetë zdap si ajo..
që të jenë të di njëdhoj..
mos ta quajnë xhuxhmaxhuxh..
kur në udhë të kalojë!!

Se nuk kemi ndonjë zhashkë..
e kemi bilën nure...
unē këto dija ndaj I thaç..
duam dhëndërr me poture!