>
LETERSISHQIP

Mos Mē Prit

Unë po iki,po largohem...
në një vend ku s'ka njeri..
unë po iki,të betohem..
ndoshta shpëtoj nga ty!!

Është e bukur dashuria..
por nuk është për ne të dy..
e pamundur të kuptohemi..
veç me një shikim në sy!!

Po të lë nē botēn tënde..
ku jeton vetēm ti..
të rrethuar si kështjellë..
që se shëmbi dot njeri!!

Ndërmend jo,mos më sill..
imazhin tim fshije nga sytë..
të rikthehem përsëri..
e pamundur,mos më prit!