Edna Kapurani Poezi
Edna Kapurani

Kthemi

Kthema mbrapa dashurinë...
edhe lotët që unë derdha..
tik-takun e kësaj zemre..
bëje gati sepse erdha!!

Kthemi edhe përqafimet..
të ngrohta siç ti dhashë..
bëji gati dhe kujtimet..
të palosura,siç ti lashë!!

Kthema gjumin mbi qerpikë..
edhe hënës mos I fol...
ashtu vetëm s'do kem frikë..
s'do duket nata Gogol!!

Kthemi ëndrrat një nga një..
futmi brenda në një letër..
më me ty s'dua ti lë..
shko e loz me ndonjë tjetër!!

- Poezi nga Edna Kapurani


- U dërgua nga EdnaKapurani -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0