>
LETERSISHQIP

Nënokes Time

Më hidhet zemra si zog i trembur...
kur mendoj për ty o nënë..
unë jam i fortë porsi hekur..
sepse të mbaj në shpirt, o hënë!!

Këtu ditët ngrysen,gdhihen..
të gjitha duken njëlloj..
vetëm malli për ty o dritë..
shtatë kontinentet i tejkaloi!!

Të them dritë,se dritë më je...
në këtë dhomë mbytur me myk..
ku të vetmen gjë që shoh..
është një mi që e bëra mik!!

Ta dish ti moj nënë e dashur...
sa herë ditën i flas për ty..
dhe ai rri më dëgjon..
më vështron me habi!!

Nënoke mos mu mërzit..
se unë do vi,do kthehem shpejt..
do qeshi buza jote prapë..
dhe do pikojë sërisht sherbet!!

Nënoke,më prit tek dera..
se unë do vi veshur si dhëndër
mos lejo të fryjë era..
mos ma prish këtë ëndërr.!!..