>
LETERSISHQIP

Do Ti Gjej Unë Sytë E Tu

Do ti kërkoj unë sytë e tu...
si foshja etur gjirin e nënës..
le të endem kuturu...
nën dritën e zbehtë të hënës!!!

Dhe në s'të gjefsha disa kohë..
armët nuk do ti dorëzoj...
do vijë një ditë më beso..
që unë ato do ti takoj!!!

Dua ti pyes përse më lanë...
këtu té zhytur në vetmi...
lumturinë që ma dhanë..
përse ma morrën përsëri?

Zjarrit që ndezën në shpirt...
përse si hodhën pakëz ujë
dhimbja qe u rrit përditë...
duket qartë e nuk do bujë!!!

Do ti kërkoj unë sytë e tu...
në mes qiejsh të paanë..
dhe do ti sjell sërisht këtu..
që ti kem gjithmonë pranë!