Edna Kapurani Poezi
Edna Kapurani

Vajza Dhe Deti.

Thonë kur deti dashuroi..
më të bukurën bjondinë..
në breg shtrinte valët e tij..
ledhatuese në çdo stinë!!!

Shumë e donte sa nuk flinte..
s'kishte gjumë nēpër sy..
natë e ditë i qetë nuk rrinte..
sa ti vinte përsëri!!

Dhe kur vajza ëmbël shkelte..
nëpër rërë e linte gjurmë..
ai një mënyrë e gjente..
evprekte ngadalë me shkumē!!

Ledhatonte trupin e saj..
dhe e puthte si i marrë..
dhe pse nuk e jepte veten..
nga brenda digjej zjarr!!

Një Dhjetor sa lindi dita..
ajo nga larg e përshëndeti..
iku vajza,iku drita..
krejt i vetëm mbeti deti!!

Seç u ngrys krejt i tëri..
dhe u ngrit dhjetë pashë mbi dhe..
gjithçka gjeti copë e bëri..
vetes nuk i vinte fre!!

Dhe sa herë që dimri vjen..
nxihet sterré,bëhet katran..
deti vajzën e kujton..
dhe s'ka Zot që e mban!

- Poezi nga Edna Kapurani



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0