>
BIOSHQIP
Biografia
Edona Gjinaj ka filluar të ndërtojë karrierën e saj në Zvicër. Eshtë me prejardhje nga Gjakova, por ka lindur dhe është rritur në Zvicër dhe aktualisht vazhdon studimet profesionale në WIAM. Ka marrë mësime për kanto prej 11 vjetësh: 2 vjet muzikë klasike dhe 9 vjet pop. Gjithashtu ka kryer edhe rreth 5 vjet trajnim vokal. Flet shumë mirë Gjermanisht, Anglisht dhe Shqip. Ka bashkëpunuar me Patrick Nuo dhe ka rregjistruar edhe një këngë me të. Eshtë një nga protagonistet e "DanceMe!", një musical i sukseshëm i realizuar në vitin 2008, ku në kastin e tij gjejmë edhe Edita Abdieskin. Ndërsa në shkollë ka patur edhe një grup muzikor. Edhe pse ka lindur në Zvicër, Edona nuk e harron prejardhjen e saj dhe në të ardhmen ajo planifikon që të realizoj këngë edhe në gjuhën shqipe.

Më datë 27 Tetor 2013, Edona publikon videoklipin "Over The Limit" dhe tashmë kjo këngë është vlerësuar jashtëzakonisht mirë nga kritikët dhe producentët e huaj. Pikërisht me këtë këngë, ajo po garoi për të qenë pjesë e një festivali, ku fituesi do ta përfaqësojë shtetin e Zvicrës në Eurovizion. Këngëtarja 19-vjeçe, tashmë ka gjetur vend nëpër shumë medie gjermanofolse, ndërsa kënga e saj në fjalë, është tejet e dëgjuar në mediumet zvicerane.