A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Edona Llalloshi - Pikë Në Zemër

Teksti i këngës:

Ajo çka në kët' qast po më duhet
është diçka që shijohet e s'thuhet
është diçka që nuk blihet por falet
që shpërthen si vullkan e nuk ndalet.

Para teje i ftohtë është dhe dielli...
Pikë në zemër ma len
kur të shoh e s'më rrëmben
po s'më puthe njëher
o ta dish në qafë më merr.

Pikë në zemër ma len
kur të shoh e s'më rrëmben
po s'më puthe njëher
o ta dish në qafë më merr.

Përveç teje nuk dua tjetër
je i vetmi që e dua tepër
je i vetmi që tash më ke mbetur
si një mall n'syt e mi të pafjetur.

Para teje i ftohtë është dhe dielli...
Pikë në zemër ma len
kur të shoh e s'më rrëmben
po s'më puthe njëher
o ta dish në qafë më merr.

Pikë në zemër ma len
kur të shoh e s'më rrëmben
po s'më puthe njëher
o ta dish në qafë më merr.

S'dua më që të jemi të huaj
s'jam një femër që shkrihem dhe vuaj
dua t'jem afër teje e lumtur
që të zgjohem pranë syve të bukur.

Para teje i ftohtë është dhe dielli...
Pikë në zemër ma len
kur të shoh e s'më rrëmben
po s'më puthe njëher
o ta dish në qafë më merr.

Pikë në zemër ma len
kur të shoh e s'më rrëmben
po s'më puthe njëher
o ta dish në qafë më merr.

N'zemër time, krejt papritur
ti ke hyr e se ke ditur
kur e kupton ç'është e vërteta
ky është gëzimi që e ka jeta.

Para teje i ftohtë është dhe dielli...
Pikë në zemër ma len
kur të shoh e s'më rrëmben
po s'më puthe njëher
o ta dish në qafë më merr.

Pikë në zemër ma len
kur të shoh e s'më rrëmben
po s'më puthe njëher
o ta dish në qafë më merr.

Kemi krijuar një rubrikë të re me Akorde Këngësh Shqip. Ju lutemi të na ndihmoni nëse mundeni me akordet e kësaj kënge. Faleminderit për kohën tuaj!


(Nëse Keni)


(Mund të lihet bosh)






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019