A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Dashurie

Letër Nga Burgu

Në një cep afër murit
Ishte një vrimë e vogël
Ku depërtonte drita
Për një njeri të pa mbrojtur

Mes katër mureve
Krejtësisht i vetëm
Nga malli e pikëllimi
Duke u tretur

Mori një cope letër
Dhe filloi për të shkruar
Se ditët për jetën
Kishin përfunduar

Shpresonte liri
Shpresonte jetë
Shpresonte për ditët
Që i kishin mbetë

Si do të jetonte
Në këtë mjeri
A do të vdiste në burg
Apo do të kishte lirinë
* * *

I shihte njerëzit e tjerë
Dhe thoshte me vete
Si so të ishin njerëzit
Në një botë krejt tjetër
Askush nuk e dinte
Se si kishin pare
Mendonin se e gjithë bota
Ishte e mbuluar me arë

E fajsonon veten
Çdo ditë e më tepër
Se ishin pas grilave
Të fortë e të hekurt

Të aratiseshin
Ishte e pamundur
Nuk kishin zgjidhje tjetër
Me vite ishin të strukur

Ai e dinte në letër
Se çfarë ishte duke shkruar
Për ditën e për jetën
Që ishin duke përfunduar
* * *
Çdo gjë përfundoi
E i erdhi fundi
Kur një ditë në burg
I’u erdhi urdhëri

Maskarejt e poshtër
Vendosë për ti vrarë
Njerzit e mjerë
Dritë me sy pa pare

Aty ishte ai
Që e shkroi këtë letër
Me mend në kokë
Tha me zemër hekur

“Më mire të vdes
Se sa të jetoj
E këtu në burg
Veten ta mallkoj”

Krismat u dëgjuan
Nga trupi rrjedhte gjak
Dëshmor I liris
Mbeti cak më cak

Ka qenë është
Dhe do të mbetet
Ardhmëria për të kurr
Nuk do të tretet

- poezi nga Edona


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  30





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019