>
LETERSISHQIP

Edhe Tani Kam Mall

Hija jote më shoqëron çdo hap.
Këngën tënde ende e dëgjoj
Ti mund të thuash se u trete
Por për mua ti ende jeton
Të shoh edhe në ëndërr
Të shoj se si atje ti jeton
E shoh botën tënde, që në mua buron
E shoh edhe fytyrën tënde
Atë buzëqeshje që kurr nuk do e harroj
I kujtoj fjalët e tua të ëmbla
Që më bënin të jehoj
Por ti po shuhesh në kujtime
Dhe unë ende nuk po e pranoj
Çdo herë të sjell lule
Kur pranë varrit tënd kaloj
Ti ishe çiriu i rrugës time
Që i ka mbetur edhe pak shpresë
Do ta ruaj me ëmendje
Deri atë ditë kur të vdes
Do të të marrë edhe unë me vete
Siç më ke marrë ti mua
Do jemi bashkë për aq kohë sat ë dua

Edhe tani kam mall për ty
Siç ke edhe ti për mua

DËRGOI: