>
LETERSISHQIP

Një Ditë.....

-A thua një ditë,
çdo gjë do jetë ndryshe?
-A thua një ditë,
çdo gjë do funksionoj siç duhet?
-A thua një ditë,
njerëzit nuk do mbyten më,
por do përqafohen?
-A thua një ditë,
Jeta do merr një tjetër kuptim?
-A thua një ditë,
do të ndalen vuajtjet,
e në vend tyre do ket mirësi?
-A thua një ditë,
do ndalen vuajtjet për një cop bukë?
-Por ndoshta,
ende e pamundur?
-Por pse ti humbasim shpresat,
kur ende kemi fuqi?
-Pse te erremi me njerëz,
kur ata nuk na duan?
-Pse ta humbasim kohën kotë,
kur nuk kemi rezerva të saj?
-Pse të luajm me të,
kur atë nuk mund ta blejm ?
-A thua një ditë,
njerëzit do e kuptojnë domethënien e jetës??
-Ndrysho vendin tënd,
që një ditë të jetosh më mirë.

DËRGOI: