>
LETERSISHQIP

Me Ty

Me ty po flas,
Por ti nuk po reagon.
Po të këndoj këngën tënde,
Por ti nuk po më ndëgjon.

I shoh syt e tu,
Por ti nuk po më vëzhgon.
E ndjej aromën tënde,
Por ti po më largon.

Jam gabim unë,
Apo gabimi mbetet jetim.
Kam faj unë që të dua,
Tregom, mos më le në mendim.

Jetoj bashk me ty,
Por në botë të ndara
Si thua ti harrojmë gabimet,
E të fillojm nga e para.

Me heshtje mos më dëno,
Kam dhe unë një shpirt, që të do.
Sado që të jemi larg,
Ky shpirt me ty jeton.