>
LETERSISHQIP

Mungesa

E di që ai iku,
Pa më thënë lamtumir.
Lotët nuk mund ti fshij,
Sepse më janë ngrir.

Pa ty ai nuk jeton,
Pa ty ajo nuk buzëqesh.
E di që jeta vazhdon,
Por si, kur ti nuk je më mes nesh.

Si do i’a dal ajo,
Ti rris këta fëmijë.
Ti nuk je praën,
S’do ket tjeter njeri.

Me shpres,
Që ti ende jeton.
Jo mes nesh,
Por nga lart na shikon.

Sa herë të dal dielli,
Ty do të të kujtoj.
Atë buzëqeshjen tënde,
Që asnjëherë s’do e harroj.

E di që je këtu,
Në shpirtin tim ti jeton.
Me ty do jem,
Kudo që ti shkon