Te Ndje Te Huaj

Më prek ,
por s'po e ndjej.
Më shikon ,
po s'po të vërej.

Ike nga unë,ti
pa asnjë shpjegim.
Më bëre të huaj,
ti, në shpirtin tim.

Mos më fol,
s'dua tët ndëgjoj.
E vrave një shpirt,
prandaj të mallkoj.

Largohu nga unë,
sa më larg ti shko.
Të ndjej të huaj,
këtë mos e moho.

- poezi nga Edona


- Poezia u dërgua nga Edona -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  9