TEKSTESHQIP

Egzon Abazi
Bashkëshortja E Mirë
Lyrics

I
Cila grua do të bën të lumtur
Dhe gjithë jetën do të ndihesh bukur
Na tregoi Pejgamberi ynë
Cila është bashkëshorte mirë

Refreni

E shikon të gëzon
Shum e don dhe të don
Kur je larg të mungon
Asnjëherë s'të lëndon

Refreni A)
Po ke kujdes, ti o djalë i ri
Po ke kujdes, ti në dashuri
Po në martesë, t'lutem hapi sytë
Jeta është e gjatë, nuk ësht dy tri ditë

II
Kush e njeh Allahun në kët jetë
I jep Zoti lumturi t'vërtetë
Na tregoi Pejgamberi ynë
Cila është bashkëshorte mirë

Refreni

E shikon të gëzon
Shum e don dhe të don
Kur je larg të mungon
Asnjëherë s'të lëndon

Refreni A)
Po ke kujdes, ti o djalë i ri
Po ke kujdes, ti në dashuri
Po në martesë, t'lutem hapi sytë
Jeta është e gjatë, nuk ësht dy tri ditë