TEKSTESHQIP

Egzon Ibrahimi
Dora E Mëshirës
Lyrics

Në një ditë xhumaje n’derë të një xhamie
Pashë një dorë të shtrime ah të një fëmije
Në festën e javës ah zemra m’u këput
Edhe pse nuk foli, me shikim m’u lut

Për një çast të vetëm humba në trishtim
Në vendin e tij e pashë djalin tim
Me dashamirësi e putha në ballë
Një zemër që s’jep, a thu është e gjallë

Ref.
Ah dora e mbyllun nuk merr e as jep
Allahu i bleu shpirtat me xhenet
Se ku është zekati edhe sadakaja
Aty s’ka vend lypësi e as fukaraja

Pse po lyp djalosh? Nuk do t’lypja kurrë,
Por jam një fëmijë i prindërve të sëmurë
Si fjalët e tij asgjë nuk më preku
Me lekë çdo gjë blihet, gjithçka nuk blen leku

Mos e le mirësinë me u vra prej gjynahut
Gjithkujt i mjafton shikimi i Allahut
Ashtu siç i fsheh prej tjerëve ligësitë
Fshihi dhe sevapet, fshihi dhe mirësitë!

Ref.
Ah dora e mbyllun nuk merr e as jep
Allahu i bleu shpirtat me xhenet
Se ku është zekati edhe sadakaja
Aty s’ka vend lypësi e as fukaraja