>
LETERSISHQIP

Ulërima

Krimb i veshur me petkun e leshit t'merdhirë
Në atë arkivol maceje që e mbajnë shpirtrat e saj
Alergji e kruarje nga ky plesht i pa-ngirë
Ku bushtra fisnike, k'tij qeni të ngordhur varrin e jetës me lot do t'ia laj...
Fillon!Epokë e vajit, i pilivesit te çmendur, epokë e saj.

Dhembët çkyes vigaj te mbushur mllef
Në k'të dritare te trenit relativ venë gjuhën jasht për epsh-knaqësi
Mbi qetesinë e zhurmës, mpreh plumbin e zhurma hesht
Në stacionin e ardh'shëm zbret vegimi-hije shtypur me dorëza te bardha e mantil te zi.

Mbi maje t'gjilperës flladin e erës ndien
Krahët e zgjatur, stuhia e shkretëtires perplaset me të
Me mbylljen e dy syve vetimthi, foshnjerinë rikthen...
I mbushur trishtim, dhimbje...Ulerinë!Nënë mos qaj, në prehrin tend jam ohh nënë therret me zë.

Nga turpi ik me vrap, vrapi ma kthen pas
Ajo ndienjë kerkon strehim, strehim të shpifur ne vrimë t'miut
Sa britma, sa zëra, sa e qeshura me gaz
Mantilziun e qetson tash vetem droga e shiut.

Me trup t'lodhur, më i fort se kurr
I qeshuri fytyrë-injorant ndoqi rrugën pa pikë vlerë
Dikur foshnje, femije, kalama kinse tash burr
N'këtë ditë të re me moral e nder e solle ti e bekuara mbretëresha kolerë.

DËRGOI:
Më shumë nga Egzon Isufi