>
BIOSHQIP
Biografia
E bukur, capkëne dhe shumë punëtore. Kjo është këngëtarja nga Mitrovica Egzona Gurguri, e cila vazhdon udhëtimet e saj për të kënduar në shumë vende të ndryshme në Diasporë. Egzona vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të kërkuara për të kënduar në Diasporë dhe ka javë që është shpërngulur në disa vende të Evropës duke qenë pranë shqiptarëve me repertorin e saj.

Më datë 16 Prill 2011, R-Me publikon videoklipin "Sekret", në bashkëpunim me Egzona Gerguri.

Në Maj 2013, Egzona Gurguri merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Per Ty Shpirt".

Ajo ishte e ftuar speciale ne spektaklin Zhurma Show Awards 2013, ku këndoi një baladë të bukur.

Më datë 1 Mars 2014, Egzona Gurguri publikon videoklipin "Mi Corason".

Më datë 19 Shkurt 2021, Egzona Gurguri publikon videoklipin "Publikisht".

Më datë 1 Mars 2021, Egzona Gurguri publikon videoklipin "Bu Dünyada". Muzika e këngës u punua nga Beni Baksi.

Më datë 22 Shtator 2021, Egzona Gurguri publikon videoklipin "Kot E Ki". Muzika e këngës u punua nga Egzona Gurguri & Beni Baksi, teksti u shkrua nga Egzona Gurguri, ndërsa për orkestrimin u kujdes Beni Baksi.