TEKSTESHQIP

Egzona Majtara
Pëllumbat E Bardhë
Lyrics

Në kopshtet me lule
fëmijtë me gaz lodrojnë
e në qiellin e pastër
pëllumbat fluturojnë.

Pëllumbat e bardhë,
pëllumbat krahëlehtë
sa mirë kur fluturojnë
nën qiellin e qetë.

N’oboret e shkollës
jehon kënga e dijes
e në qiellin e kaltër
prijnë pëllumbat e paqës.

O njerëz të dashur
flakni ju tej plumbat
le të fluturojnë në qiell
të lirë pëllumbat.

DËRGOI: