>
BIOSHQIP
Biografia
U lind në Vushtrri, ku kreu shkollën fillore dhe më pastaj shkollën e mesme në gjimnazin "Eqrem Ҫabej", drejtimi shkencat e natyrës. Me shkrime është marrë që në moshë të re. Poezinë e parë e shkroi kur ishte 8 vjeҫ. Në vitin 2012 bashkë me klasën e saj fitoi projektin "Kosovision Contest" në kuadër të të cilit ata botuan librin me poezi "Hëna dhe yjet" ku pjesa më e madhe e poezive ishin të sajat. Shumë herë është shpërblyer në nivel komunal për krijimtari letrare. Është fituese e vendit të tretë në garat e gjuhës shqipe "Gjuhëtari I Ri"(2015) në nivel republikan dhe fituese e edicionit të parë të kuizit "Champion Quiz" organizuar nga televizioni "Klan Kosova". Në klasën e X-të mori nën udhëheqje grupin letrar "Gjimnazisti", post ky që e mbajti deri në përfundim të gjimnazit, bashkë me atë të kryetares së Këshillit të Nxënësve gjatë klasës së XI-të dhe XII-të. Ka marrë pjesë në tri vëllimet e librave "Vrulle Rinore" të botuara nga grupi letrar "Gjimnazisti". Në vitin 2017 konkurroi në një prej festivaleve më me nam në Ballkan -"Takimet e Poeteshave Shqiptare" ku rrëmbeu dy ҫmime; Vendin e Dytë dhe ҫmimin "Debutuesja". Në maj të 2019, në përfundim të vitit të fundit në gjimnaz, ajo botoi librin e saj të parë me poezi, të titulluar "Zënkë nimfash". Merret edhe me prezantim kohë pas kohe.