>
BIOSHQIP
Biografia
El-One, (emri i vertete Luan Hajdari) merr rrugën për gurbet me gjithë antarët e familjes të tij ne moshen 4-vjeçare dhe u shpërngulën më së pari në Sier në kanton të Valisit prej vitit 1994 deri në vitin 2000. Më pas Luani rikthehet sërish në vendlindje, Kosovë. Në 2002 Luani vendoset në Gjenevë, Zvicër, ku jeton aktualisht dhe merret me pasionin e tij, muzikën Hip Hop.

Hiti i tij i parë me titull "Mafia Kallash" incizuar në vitin 2004, u mirëprit me shumë sukses në Zvicër. Kënga ishte rezultat i një bashkëpunimi me grupin e njohur S.R.N (në frëngjisht) ose në shqip i qujtur SEKSIONI KUQ E ZI, ku Luani dhe repistë të tjerë shqiptare marrin pjesë. S.R.N përbëhej nga 20 anëtarë, dhe mori famë botërore gjatë vitit 2004-05.

Pas shpërndarjes së grupit, El-One vazhdojë të nxjerrë hite të tjera dhe të krijojë muzikë instrumentale në bashkëpunim me artistë të njohur si Mafia Kallash dhe KamiKaZ. Qualiteti i fortë i muzikës së tij, si dhe bashkëpunimi me reperë shqiptarë dhe të huaj nxorri në dukje në media zviceriane imazhin e artistit si këngëtar dhe kompozitor të muzikës rep.

El-One u difuzua në kanalin televiziv TSR në Zvicër në një emision special rep, ku morën pjesë dhe artistë të tjerë të njohur. El-One me sukses prezantoi talentin shqiptar në këtë emision. Ai vazhdon të bëjë beata të muzikës të zhanrit rep dhe hip hop dhe të prodhoje hite.

Më datë 20 Korrik 2010, El-one publikon videoklipin "Thug Night", në bashkëpunim me Vitiano.
DËRGOI: