>
BIOSHQIP
Biografia
Elda jeton jashte shtetit, por kur ka angazhime vjen gjithmone ne Shqiperi.

Në vitin 2003, Elda Berisha publikon albumin e pare "Diskoteka", nen ekskluzivitetin e shtepise diskogafike FUGA. Ky album korri nje sukses te madh ne tregun muzikor, kishte 12 kenge dhe u shoqerua nga 3 videoklipe. Videoklipi "Diskoteka" parapriu albumin me të njëjtin titull në vitin 2003. Ndersa pas lancimit të albumit, u publikuan dy videoklipe të tjera të titulluara "Lajkatare S'jam" dhe "Pse Më Bën Të Vuaj".

Më datë 6 Prill 2010, Elda Berisha publikon videoklipin "U Prish Dynjolliku", në bashkëpunimin me të madhin Behar Mera. Ishte ky një rikthim në skenë pas 6-7 vitesh pauzë. Ajo publikon edhe këngën me videoklip "Cunin nga Tirona Zgjodha" dhe videoklipin "Do Ikin Vitet".

Më datë 13 Korrik 2010, Elda Berisha publikon videoklipin "Non E Bab Nuk Bohen Dy".

Më datë 11 Gusht 2010, Elda Berisha publikon videoklipin "Varet Zemer Varet".

Ndersa keto muajt e fundit ka nxjerre 2 kenge videoklip dhe gjithashtu HITE te titulluara Kengen mos ta ndalim ne bashkpunim me Bekim Kumanoven

Më datë 16 Qershor 2011, Elda Berisha publikon videoklipin "Këngën Mos Ta Ndalim", në bashkëpunim me Bekim Kumanovën dhe më pas "Sytë e ballit po të boj be" në bashkëpunim me Xhavit Dedej.

Në vitin 2012, Elda Berisha publikon albumin "Kengen Mos Ta Ndalim".

Më datë 21 Maj 2013, Elda Berisha publikon videoklipin "Roshel".

Më datë 12 Maj 2014, Elda Berisha publikon videoklipin "Kur Ta Don".

Më datë 18 Gusht 2016, Elda Berisha publikon videoklipin "Cunat E Shqiperise".

Më datë 5 Tetor 2019, Elda Berisha publikon videoklipin "Ah Moj Nene". Muzika e këngës u punua nga Alban Furtuna, ndërsa teksti u shkrua nga Armand Trebicka. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.
DËRGOI: