>
LETERSISHQIP

Dituria

Nga ajo erdhi dituria,
Nga ajo erdhi pasuria,
Ajo më mësoi çdo gjë
Kur nuk dija asgjë

Sot 7 marsin e ke,
Ditën tënde mbretërore,
Ti i meriton
Të gjitha të mirat njerëzore.

Asgjë nuk shikove,
Me të gjitha mundësitë më mësove
Më mësove të mos kem frikë nga askush
Por gjithmonë të jem dikush.

Prandaj të uroj shumë shëndet,
Me lumturi siç je ti vetë.
Lumturia të jetë me ty,
Të shkelqejnë ata sy.