>
LETERSISHQIP

E Lene Ne Doren E Erresires

Asnjehere nuk e kisha menduar se do te shihja veten duke shkruar ne proze.Gjithmone me ka pelqyer poezia,te lija penen te lire te shprehte mendimet e mia nepermjet vargjeve duke mbushur faqet e bardha te fletoreve.

Por kurre muk duhet te harroje se njeriu ndryshon dhe ajo cka e ben te mundur kete eshte koha.Mendoj se njeriu eshte i afte te njohe veten ne cdo etape te jetes se tij,te kuptoje se bashke me sekondat,minutat,e oret ndryshojne dhe mendimet,deshirat,dhe qellimet tona.Zhytemi ne mendime dhe harrohemi ne endrra duke mos menduar per realitetin,per boten e njerezit qe na rrethojne.Jemi thjeshte ne me koken nga dritarja duke pritur per njerezit qe duam te vijne e te na trokasin ne porten e shtepise se zymte ku kemi mbetur vetem me veten.Cdo gje eshte e turbullt,syte nuk na jane bere gje tjeter vecse burim lotesh,e ne koke nuk na vjen gje tjeter vecse vargje pyetjesh ku nuk mund te shohesh dot fundin.Pyetje te ndryshme qe mund ti mendoje vetem nje njeri qe po perballet me vetmine si "Cfare do te ndodhe me vone?" "Kjo ishte e shkruar per mua?" "Ky ishte fati im?" "Kjo ishte jeta ime?" dhe vertete kjo ishte jeta per te? te qendronte ne nje erresire te perhershme ku e vtemja gje qe donte ishte drita e shpreses.Te vinte dikush e me nje buzeqeshje te ngrohte ne fytyre ti jepte doren e ta nxirrte nga aty,por jo.Ishte zhytur ne nje humnere ku rronte me friken se mos sot do te kapte fundin.Kishte ngecur benda kater mureve te nje godine te vjeter ku nuk mund te gjente dot deren per te dale prej andej.Trishtimi i kishte pushtuar fytyren e bukur e syte nuk i tregonin gje tjeter vecse vuajtje.Ishte e pafuqishme,merzia e kishte bere te mos kishte me force e kurajo per jeten.Vitet po i kalonin para syve.Cdo dite e me shume gjendja perkeqsohej deri kur i mbylli syckat e bukura njehere e pergjithmone,aty ku kishte kaluar gjithe jeten e saj. Ndonjehere mendonte se kur te largohej nga kjo bote do te ishte e lire te bente gjerat qe nuk arriti ti bente pergjate viteve te jetes se saj.Nuk arriti dot kurre te shihte boten,te njihte njerez,te festonte festat me familjen e saj.Te festonte ditelindjen ashtu si cdo femije tjeter qe mezi presin te hapin dhuratat..Ajo kurre nuk mori nje dhurate ne jeten e saj,nuk mori kurre nje perqafim te ngrohte nga nena,e mbeshtetje nga babai.Ajo nuk mundi dot kurre te krijonte kujtime.Nderkohe qwe femijet e tjer shijonin jeten si zogj te lire ajo mendonte nese sot do te ishte dita e fundit per te.Nuk arriti te kuptonte gje tjeter nga kjo bote vecse vetmise,te ndjente gje tjeter vecse merzise e te shihte gje tjeter vecse erresires.Tani ishte nisur drejt nje rruge pa kthim.

Ja pra kjo ishte jeta e saj,nje jete e pakuptimte.Tani ajo ishte cliruar e ishte e lire te shijonte jeten qe nuk mundi ta jetonte kurre.Mendoj se njeriu duhet te jetoje mire,te kete te gjitha por te mendoj sikr nuk ka asgje per te kuptuar trishtimin e disa njerezve dhe vleren e jetes qe i eshte dhuruar.

DËRGOI:
Më shumë nga Elena Kosdhima