>
BIOSHQIP

Eli Fara: Nuk Dua Që Partneri Të Ndryshojë Look

25-03-2012
Këngëtarja bukuroshe, Eli Fara, është shfaqur në Vizion Plus në emisionin e paradites "Dita ime", e freskët si gjithmonë. Në një temë interaktive me miqtë e ftuar në këtë emision të përditshëm në "Dita ime", ku diskutohej "sa na pëlqen të ndryshojmë pamjen e jashtme" ajo ka deklaruar se nëse bëhej fjalë për partnerin e saj, nuk do i pëlqente që të ndërronte look.

"Mua nuk më pëlqen që partneri im të ndërronte pamjen, më pëlqen të rri klasik", ka thënë ajo. Ndërkohë, të gjithë e dimë se imazhi i saj i pandryshuar ndër vite, jep vet përgjigjen e diskutimit në studion e Dita ime.
(Bluetooth)

Eli Fara: Nuk Dua Që Partneri Të Ndryshojë Look