>
BIOSHQIP

Eli Fara Ndez Atmosferen Ne Mbremjen Vllehe Ne Shkup

02-06-2012
Këngëtarja shqiptare Eli Fara ka ndezur atmosferën në Shkup me rastin e shënimit të Ditës kombëtare të komunitetit vlleh në Maqedoni, 23 majin.

Në një ceremoni të organizuar në një nga hotelet e Shkupit, Eli Fara ka qenë mysafirja speciale e kësaj mbrëmje, e cila paraprakisht ishte reklamuar duke u konsideruar si këngëtarja vllehe, informon agjencia INA.

Televizioni i Maqedonisë, programi në gjuhën vllehe ka ngritur lartë yllin e estradës shqiptare, duke e konsideruar si një vllehe me përkatësi kombëtare dhe jo shqiptare.

Eli Fara konsiderohet si një nga yjet e muzikës së lehtë dhe serenatave shqiptare të jugut të Shqipërisë. Ajo vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të shumëkërkuara edhe në diasporën shqiptare.

Në disa forume maqedonase dhe vllehe është shkruar se Eli është një vllehe e denjë që përfaqëson këtë komunitet nëpër botë dhe rajon. Ata kërkojnë që këngëtarja të shfaqet më shumë me këtë përkatësi, se sa me ate shqiptare.
(agjencia INA)

Eli Fara Ndez Atmosferen Ne Mbremjen Vllehe Ne Shkup