>
BIOSHQIP

Elida Kryeziu Zbulon Detaje Nga Jeta Private, Flet Për Muzikën Në Ditët E Sotme

30-10-2015
Këngëtarja Elida Kryeziu është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore. Ajo është rikthyer në “Këngën Magjike” me këngën “Ku je ti”. Në një intervistë për Indeksonline, Elida ka folur për rikthimin e saj në muzikë.
Ndërsa që ka folur edhe për muzikën dhe vlerësimin që po i bëhet në ditët e sotme.
Intervista e plotë:
Indeksonline: Elida ku po gjendeni për momentin dhe me çka po merreni?
Elida Kryeziu: Tash e sa vite jam duke punuar në filarmoni të Kosovës, ku edhe kam marrëdhënie të rregullt pune.
Indeksonline: Jeni rikthyer pas një kohe shumë të gjatë në skenë, kush ju shtyu?
Elida Kryeziu: Po jam rikthyer pas një kohë të gjatë dhe arsyeja është, Festivali Kënga Magjike i cili mendojë që është një festival me vlera artistike dhe specifika e këtij viti është se këndimi në finale do të jetë live- direkt e jo play back sikurse vitet e kaluara. Kjo është edhe arsyeja e cila më shty që seriozisht të angazhohem për pjesëmarrje.
Indeksonline: Pse e vendosët që rikthimin tuaj ta bëni pikërisht në “Kënga Magjike”?
Elida Kryeziu: Siç edhe ju thash, arsyeja më e fortë ka qenë festivali Kënga Magjike për shkak të këndimit që do të jetë live. Për mua ka vlera shumë mënyra e këndimit për të cilën unë edhe jam shkolluar dhe ka një kohë të gjatë që merrem me muzikë dhe mund të them që kam një eksperiencë shumë vjeçare që nga mosha 4 vjeçe me pjesëmarrjet e mija në festivale të ndryshme.
Indeksonline: Sa jeni optimiste në fitore?
Elida Kryeziu: Unë që nga fillimi i karrierës time jam edukuar që duhet të jem shumë e përkushtuar për çdo pjesëmarrje të jap maksimumin dhe të punoj seriozisht për atë pjesëmarrje andaj për mua kjo vlen gjithnjë dhe në këtë raste mendoj njëjte angazhimin time shumë serioz dhe përkushtim maksimal andaj mendoj dhe jam shumë optimiste se edhe suksesi nuk do të mungoj
Indeksonline: Për çka do ta braktisnit përsëri muzikën?
Elida Kryeziu: Muzikën nuk do ta braktisja dhe as që e kam braktisur ndonjëherë vetem që nuk kam qenë tepër e angazhuar, kam marrë pjesë në mbrëmjet e fundvitit si dhe koncerte kohë pas kohe. Por që nuk kam marrë pjesë në festivale garuese pasi që në Kosovë edhe ashtu nuk kemi të tilla festivale ndërsa për ne mbetet vetëm festivali Kënga Magjike ku ka ende vlera artistike
Indeksonline: Cilat janë planet e së ardhmes, a keni menduar për ndonjë bashkëpunim dhe kush do të ishte adekuati/e për duet me juve?
Elida Kryeziu: Planet e mia për të ardhmen janë që të angazhohem më tepër me që kam përkrahjen e plotë nga familja bashkëshorti im dhe tani kur dy fëmijët e mi janë rritur dhe shumë mirë e kuptojnë angazhimin tim dhe profesionin tim. Në të kaluarën kam pasur bashkëpunime dhe mjaftë të suksesshme nga pasoi edhe shpërblimi në festivalin ALBA FEST SHKUP por për momentin nuk kam ndonjë preferencë por nëse ndër kohë lind ndonjë propozim nuk do të thotë që nuk mund të ndodhë.
Indeksonline: Ku e sheh Elida veten pas 10 viteve?
Elida Kryeziu: Elida mendoj se ka lindur për skenë dhe rreth 30 vjet pjesëmarrëse në skenë mendoj se nuk mund të shuhen dhe njëjtë edhe pas 10 viteve e shoh Eliden në skenë me shpresën se edhe skena e muzikës klasike e cila është profesioni im dhe frymëmarrja ime e përditshme të zhvillohet vlerësohet e të dëgjohet më tepër në Kosovë.
Indeksonline: E dimë që ju keni një kohë të gjatë në skenë që nga fëmijëria, çka mendoni për zërat e ri që po i shtohen skenës shqiptare?
Elida Kryeziu: Për zërat e ri unë ju dëshiroj suksese por me shumë keqardhje duhet të them se në KS shumë shumë pak talente kanë mundësi të dalin në sipërfaqe dhe të tregojnë talentin e tyre me që nuk kemi festivale nuk kanë mundësi këndimi live e në skenë dalin pak talent e më shumë ata që kanë mundësi financiare dhe me këndim CD dalin në sipërfaqe.
Indeksonline: Në bazë të çkaje mendoni që po vlerësohet muzika në ditët e sotme?
Elida Kryeziu: Në ditën e sotme vlerësimi bëhet në bazë të pamjes së jashtme, paraqitjes nga jashtë me tekste të pa kuptimta dhe më gjuhë jo korrekte.
Indeksonline: Si e kalon Elida kohën e lirë?
Elida Kryeziu: Dita ime është e mbushur me kënaqësi sepse kohën më të madhe e kaloj në rrethin familjar me fëmijët e mi Dionin dhe Andin duke kënduar e vallëzuar. Duke bërë detyrat e shtëpisë së klasës së parë fillore .Kënaqësia është kur shkoj në shkollë dhe mësuesja me tregon për rezultatet e Dionit, interesimin e tij për mësimet dhe angazhimet e tij serioze për të mësuar që një ditë të jetë intelektual i ardhshëm.
(Indeksonline)

Elida Kryeziu Zbulon Detaje Nga Jeta Private, Flet Për Muzikën Në Ditët E Sotme