>
BIOSHQIP

Elida Kryeziu: E Ndjej Se është Djalë

02-02-2012
Elida Kryeziu përsëri pret të bëhet nënë. Këngëtarja tani është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe thotë se e ndien që foshnja është i gjinisë mashkullore. Elida ka edhe djalin Dionin, që është 3 vjeç dhe ai është personi që mezi e pret ardhjen e foshnjës në jetë. "Ndjehem e lumtur fillimisht që po kaloj një shtatzëni të lehtë, Dioni po e pret me padurim ardhjen e bebes. Edhe pse jam në muajin e pestë të shtatzënisë nuk e dimë gjininë e foshnjës, mirëpo 70% e ndjej se është djalë", ka thënë Elida për "Zëri". Si duket Elida i është përkushtuar familjes, andaj angazhimet muzikore i ka lënë anash. Natyrisht se më e angazhuar jam rreth familjes, mirëpo nuk jam shkëputur nga kënga", ka shtura Elida.
(Telegrafi)

Elida Kryeziu: E Ndjej Se është Djalë