>
LETERSISHQIP

Eja Edhe Ti

Atje ku drejtësia është e paanshme
Humanizmi është ligj
Të drejtat tona
Kafshata e gojës
Edukata e shumë shumë të tjera
Funksionojnë
Eja edhe ti…

Në at vend të bukur
Ku siguria garantohet
Buzëqeshja bind
Njeriu respektohet
Pena lirohet nga prangat
Rregullat respektohen
Eja edhe ti…

Bukuria shpërblehet
Sinqeriteti dashurohet
Fjala çmohet
Ndasit persekutohen
Eja edhe ti…

Ku unë shkruaj vargje
Eja eja edhe ti…