>
LETERSISHQIP

Paja

Janë edhe dy shkallë
Arrij tek bufeja e qytetit
Ndëgjoj zërin britmë
Or ti, paja paja këtu.

Nuk kontrollohem
Pse bërtet zonjushë
E maskuar në bukuri
Mesjetën e fsheh.

Gjysmë i dehur
Mundohem të qetësohem
Fytyra rrjedh zjarr
Më tradhton.

Ulem në karrigën e rrymës
Furtuna e bjeshkëve
Pas pak qetësohet
Logjika këndellet.

Më shoqërojnë të afërmit e mi
Të pastër me virtyte
Aty gjej natyrën e çiltër
Të padjallëzuar rini.

elif t spahiu prizren