>
LETERSISHQIP

Atje Prapa

Thanë
Në kthesën a parë
Pas gardhit
Aty fshehet e vërteta.

Mendonin
Drejtësia është e pandotur
Ndoshta ruhet me xhelozi
Pas neonave me ngjyrë të kuqe.

Shpallën
Trimëria buzëqeshet
Nuk turpërohet
Gjendet
Në muskujt e Sarhoshit.

Fyejnë
Të mashtruarit varfanjakët
Sëmurit e verbërit
Pleqtë dhe të edukuarit.

Kërcënojnë
Dobëtit e të papunët
Urriturit pakrahët
Vetmuarit dhe të pafuqishmit.

Jeta vazhdon lojën e vet
Lumi derdhet në detin e pafund
Ujëvarat me bukuri të njajtë
Frymojnë natyra dhe fauna.

Sfilata vazhdon
Gjenerata largohet me lule mbi varr
Pa zhurmë si nata e errët
Pasardhësit vazhdojnë lojën e njajtë.