>
LETERSISHQIP

Shija

Gllënjkë ujë nga pusi
Përmbajtja e frenuar
Grinden shijet
Në oborin natyrë.

Në kulloaret e miqësisë
Ofrojm dorë dhe dashuri
Ndjeshmëria zbutet
Kënaqësia evoluon.

Shkronjat e shkruara
Magjepësinë trurin
Si horizonti në shkretëtirë
Bashkohen zalli dhe qielli.

Gjinitë shkrihen
Gufojnë djersët
Rrezet e veprimit pushtojnë
Kënaqësia bashkëjeton.

Cilësia zbut shijen
Vlera unifikon
Si bjondja dhe zeshkanja
Përqafojnë poeteshën.